Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, e Ngarkuara me Punë e SHBA-ve në Tiranë Leyla Moses-Ones dhe ambasadori gjerman Peter Zingraf kanë mbërritur në selinë e PD-së.
Burime të sigurta konfirmuan takimin e trojkes së ambasdorëve me liderin demokrat Basha.
Ky takim vjen një ditë pas votimit në Parlament për anëtaret e Gjykatës Kushtetuese, që prodhoi polemika mes presidentit dhe kuvendit; mazhorancës e opozitës.