Showbiz

Lajm i ëmbël, këngëtarja shqiptare shtatzënë për herë të parë

Këngëtarja shqiptare, Gresa Behluli është në pr

Këngëtarja shqiptare, Gresa Behluli është në pritje të ëmbël. Lajmi ka qarkulluar prej kohësh në media, por është konfirmuar vetëm së fundmi nga “Prive”.



Gresa është disa muajshe shtatzënë, por ka zgjedhur që ta jetojë në privatësi të plotë. Nuk dihet ende gjinia e bebushit që do të vijë në jetë.

Kujtojmë se Gresa u martua në prill të vitit 2019 me një dasmë madhështore e cila u komentua shumë në media. Ajo tërhoqi të gjithë vëmendjen me fustanet që ndërroi gjatë dasmës, ku të ftuar ishin personazhe të njohur të ekranit.