Lajme

Lajçaku u takua me Thaçin

Emisari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, është takuar me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. 

Kjo vizitë vjen në kohën kur tema e Asociacionit të Komunave Serbe ka bllokuar dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, ku kjo e fundit insiston që të diskutohet kjo temë ndërkohë Kosova vazhdon të refuzojë hapjen e saj.

Kosovapress raporton se Lajçaku nuk është deklaruar për media.

Gjatë ditës pritet të takojë edhe përfaqësues të partive politike.