24 orë+

Lajçak: Zgjidhja Kosovë-Serbi do të jetë e dhimbshme

Emisari i BE’së, Miroslav Lajçak është panelt në Forumin e Sigurisë Beograd i cili është duke u mbajtur virtualisht.

Lajçak në fjalimin e tij në këtë forum ka thënë se zgjidhja mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë e dhimbshme.

Reklamo bizensin tuaj ketu

“Tri qëllimet e procesit- normalizimi i marrëdhënieve, zgjidhjet në pajtim me normat dhe vlerat evropiane që sjellin rajonin më afër. Kontributin në stabilitetin rajonal. Zgjidhja do të jetë një kompromis i dhimbshëm, por ata që e bëjnë do të jenë në anën e duhur të historisë”, ka thënë diplomati sllovak.