tjera

Lajçak: Përvoja e Thaçit na ndihmon në dialog

Lajçak ka tejkaluar kritikat e mëhershme të presidentit Hashim Thaçi ndaj tij dhe thotë se, si njeri me përvojë në dialog, Thaçi mund ta ndihmojë atë.

Miroslav Lajcak, i angazhuari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, thotë se pati bisedë të frytshme me presidentin Hashim Thaçi.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Lajcak thotë se përvoja e presidentit Thaçi, që tash më nuk është pjesë e negociatave Kosovë – Serbi, mund të ndihmojë procesin në të ardhmen, transmeton Gazeta Express.

“Kisha një vidoe konferencë të frytshme me Presidentin Hashim Thaçi mëngjesin e sotëm. E informova për arritjet e deritanishme të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Eksperienca e tij e gjerë ne dialog mund ta ndihmojë procesin në të ardhmen”, ka shkruarj Lajcak në Twitter.

Pas takimit, Thaçi ka shkruar në Twitter se Kosova është e përkushtuar për njohje të ndërsjellë me Serbinë, si e vetmja mënyrë për të siguruar paqe të qëndrueshme në rajon.

 “Diskutim i mirë rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe rrugën e Kosovës drejt BE-së me Miroslav Lajçakun. Përsëris se Kosova është e përkushtuar për një dialog për njohje të ndërsjellë, si mënyra e vetme për të siguruar paqe të qëndrueshme në rajon dhe përshpejtimin e procesit të integrimit në BE”, ka shkruar Thaçi në Twitter.

Ndryshe, Presidenti Thaçi ka pasur paknaqësi ndaj përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, që ndërmjetëosjnë në dialog. Lajcak dhe Përfqaqësuesi i Lartë i BE’së për Politikë të Jashtme, Joseph Borrell kanë qenë cak i sulmeve të Thaçit