Lajme

Labi: Këta nuk po e dinë si janë vjedhur 2 milionë euro, e po e dinë se a jam unë apo ti me COVID

Labinot Tahiri ka reaguar pas rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë.

Në 24 orët e fundit është shënuar numër rekord i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë, shkruan lajmi.net.

Brenda 24 orëshit të fundit janë regjistruar 418 raste të reja me koronavirus, kurse katër persona humbën jetën.

Pas këtyre shifrave, ka reaguar këngëtari Labinot Tahiri, i cili me anë të një postimi në Facebook, thotë se janë shifra të pasakta që jepen për të infektuarit si dhe për dënimet e qytetarëve.

Ai shton se këto janë gënjeshtra të trupshme, vetëm për ta nënshtruar një popull të tërë, të cilit nuk po i dalin në ndihmë, por po e kërcënojnë me mbyllje totale.

KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I LABIT, PA NDËRHYRJE:

“Shifra tê paskta të rasteve që i japin kinse me të semurë, apo infektime ku LABORATORËT PRIVAT nuk japin raportime vet e thanë ata që janë në ministrinë e shëndetsisë!!
Shifra të pa sakta që i japin për denime ku i denojnë qytetarët , janë të pa sakta!

Këta nuk po e din për 2 milion euro se si janë vjedhur dhe akoma janë në hetime e që dihet sakt se si janë vjedhur, e po e dinë se a jam unë apo ti me kovid a jo!!!

RRENA TË TURPSHME VETËM ME E NENSHTURA NJE POPULL TË CILIT NUK I DALIN NË NDIHMË DHE ME KERCNIM ME MBYLLJE TOTALE!

Skllaverimi nuk behet ndryshe!!

QELNI SYTË MIRË SE BILL GATES NUK KUJDESET PËR JETËN DHE SI TË JETOJË FEMIJU JUAJ.

Labi- Kosovë e Shqipêrisë!”.