Showbiz

“La dhimbjen mënjanë për të m’u gjendur pranë”, Soni flet për Flor Mumajesin

Soni Malaj është kthyer në festivalet muzikore

Soni Malaj është kthyer në festivalet muzikore dhe këtë herë me një produksion nga ish-i dashuri i saj, Flor Mumajesi. Vetë këngëtarja ka folur për raportin që tashmë ka me ishin e saj.



“Po unë me Florin kemi pasur marrëdhënie njerëzore të vazhdueshme pavarësisht se nuk e kemi bërë kaq publike. Ndër vite kemi qenë në kontakt dhe ruajmë një respekt shumë të madh për njeri tjetrin. Ne rrugëtimin tonë njerëzor e kemi nisur si miq dhe jemi prapë miq.

Me gjithë kohën jo të mirë që Flori po kalon me ndarjen nga jeta të njeriut më të rëndësishëm të jetës së tij, përkushtimi i tij ndaj meje, ndaj materialit ka qenë maksimal. Ka lënë dhimbjen e tij mënjëanë për t’mu gjendur mua pranë në këtë konkurs dhe për të më përkrahur”.