Kylie ka shfrytëzuar ditët e fundit të nëntorit për të marrë rreze dielli në pishinën e shtëpisë.
Për Kylie Jenner sezona e pishinave të hapura nuk ka mbaruar ende, ngase po e shfrytëzon edhe gjatë vjeshtës.
Ylli televiziv së fundi ka ndarë me ndjekësit disa fotografi në të cilat shfaqet duke u relaksuar në pishinë nën rrezet e diellit.
Në njërën nga fotot, ajo e ka fotografuar trupin nga afër, teksa shihet e shtrirë dhe e veshur me një palë bikini ngjyrë portokalli.
Edhe para kësaj fotoje, bukuroshja u shfaq tërheqëse në të tjera imazhe me bikini, duke vënë në pah format trupore.
Kujtojmë se Kylie Jenner kohën e fundit është përkushtuar shumë në biznes, i cili po i sjell asaj fitime të mëdha.