Teknologji

Ky ndryshim në Instagram ka ndodhur tek një numër përdoruesish së fundmi

Nëse “pëlqimet” tuaja në Instagram u zhdukën pa

Nëse “pëlqimet” tuaja në Instagram u zhdukën papritmas më 2 mars, mos u shqetësoni! Aplikacioni përfshiu aksidentalisht një numër përdoruesish në një provë të vazhdueshme për të fshehur “like-t”, shkruan Pop Sugar, transmeton Insajderi.

 “Ne kemi provuar një përvojë të re për të fshehur pëlqimet në postimet e Feed”, ndau një zëdhënës i Facebook në një deklaratë.

“Pa dashje shtuam më shumë njerëz në provë sot, e cila ishte një e metë – ne po e rregullojmë këtë çështje dhe po rikthejmë numrin e pëlqimeve të atyre personave sa më shpejt të jetë e mundur”.

Instagram u përball me rezistencë kur fillimisht njoftoi planet për të fshehur pëlqimet për përdoruesit e ShBA-së gati dy vjet më parë.

Ndryshimi u nxit nga dëshira për të “larguar presionin e Instagram-it, për ta bërë atë më pak një konkurrencë dhe për t’u dhënë njerëzve më shumë hapësirë për t’u përqendruar në lidhjen me njerëzit që ata i duan dhe gjërat që i frymëzojnë ata”.

Si pjesë e testit, llogaritë e prekura do të jenë në gjendje të shohin “pëlqimet” e tyre, por jo metrikët e njerëzve që ndjekin ose përdoruesve të tjerë. Edhe nëse përdoruesit zgjidhen të jenë pjesë e grupit të provës, ata do të kenë mundësinë të mos e pranojnë. /Insajderi.com