Lajme

Ky është vendimi i Qeverisë për të gjithë ata që hyjnë në Kosovë nga shtetet e huaja

Qeveria e Kosovës tashmë ka votuar të gjitha masat e reja të cilat u publikuan dje për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.

Në vendimet e shumta të cilat u morën nga Qeveria e Kosovës janë edhe ato që lidhen me hyrje-daljet në pikat kufitare të vendit.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Në vendimet e Qeverisë së Kosovës thuhet se të gjithë qytetarët e huaj të cilat hyjnë në Kosovë e që vijnë nga vendet me risk të lartë, duhet të dëshmojnë nëpërmjet testit RT-PCR në SARS COV-2 që janë më rezultat negativ me COVID-19.

Këto masa do të hyjnë në fuqi nesër, e premte, në ora 18:00.