Lajme

Ky është 34-vjeçari që u vra në Vlorë, u gjet i pajetë pranë banesës

Është bërë publike fotografia e 34-vjeçari

Është bërë publike fotografia e 34-vjeçarit Kreshnik Dashaj, që u gjet i pajetë ditën e sotme, në lagjen “Kushtrimi” të Vlorës, pranë banesës së tij.

Disa orë pas ngjarjes, policia tha se pas hetimeve paraprake, në trupin e 34-vjeçarit, konkretisht në pjesën e pasme të shpatullës, është konstatuar një plagë, e cila dyshohet të jetë shkaktuar nga një armë zjarri.

34-vjeçari punonte në një firmë këpucësh në qytetin e Vlorës dhe nga ana e policisë nuk njihet si person me precedent penal. Në Policinë e Vlorës është ngritur një grup i posaçëm hetimor me qëllim dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Etiketa: ,