Kronika e Zezë Lajme

Ky është 30-vjeçari nga Prizreni që vrau babain e tij me thikë

Në pikë të ditës sot djali 30-vjeçar ka vrarë babain e tij me thikë, në lagjen “Dardania” në qytetin e Prizrenit.

Fillimisht policia ishte njoftuar se në këtë lagje është duke ndodhur një rast dhune ku djali ishte duke sulmuar prindërit e tij, raporton Gazeta Insajderi.

“Ju informojmë se sot me date 25 dhjetor 2020 rreth orës 13:55 një qytetar e ka njoftuar stacionin policor Prizren-Veri se ne lagjen Dardani, Rruga “Nazim Kokollari” është duke ndodhur një rast dhune ne familje ku djali është duke i sulmuar prindërit”, ka treguar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Me të arritur policia në vendin e ngjarjes kishte arrestuar të dyshuarin 30-vjeçarin, i cili kishte sulmuar me thikë prindin e tijë, që pas plagëve të marra nuk i kishte mbijetuar plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

“Patrulla policore ka arrit ne vendngjarje dhe kane arrestuar personin e dyshuar M. H rreth 30 vjeqar i cili e ka sulmuar prindin e tije me thike. Si pasoje e plageve te marra viktima (prindi) perkatesisht babai rreth 50 vjeqar ka nderruar jete. Emergjenca, njesite policore dhe forenzika kane dalur ne vendin e ngjarjes”, ka thënë Osmanollaj.