Lajme

Kuvendi ratifikon marrëveshjen financiare mes BE-së dhe Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar P

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes financiare IPA 2020 mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian, njofton Insajderi.

Në sallë kanë qenë të pranishëm 93 deputetë. Nga ta 89 kanë votuar për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Katër deputetë të Listës Serbe kanë qenë të pranishëm në sallë, mirëpo asnjë nuk ka votuar për këtë marrëveshje.

Në seancën e së enjtes po ashtu është pezulluar vendimi për “tiketat ngjitëse”.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, tha se do ta shqyrtojnë në hollësi mënyrën sesi ka ardhur deri te ky vendim.

“Diçka që mund të sigurojë është që qytetarët nuk do t’i paguajnë 5 euro”, deklaroi Aliu./Insajderi.com