Opinione

Kush merret me mospërmbushjen e obligimeve kushtetuese të parlamentarëve në PRK-ës?

-Obligim qytetar në zgjedhjet nacionale dhe lok

-Obligim qytetar në zgjedhjet nacionale dhe lokale është dalja në zgjedhje për të votuar, për apo kundër, për të nominuarit për parlamentarë (deputetë) apo asambleistë.

-Në disa vende demokratike mosdalja e qytetarit në zgjedhje për të votuar, për të përmbush obligimin qytetar, ndëshkohet me ligj në gjoba të caktuara.

-Në disa vende tjera demokratike nuk ka ndëshkime mosdalja në zgjedhje, për të përmbush obligimin qytetar, por është në ndërgjegjjen e qytetarit për të votuar apo jo qoftë për parlamentarë apo për asambleistë.

-Për deputetë (parlamentarë) që kanë fituar mandat në PRK-ës është obligim kushtetues për të bërë kuorumin në zgjedhjen e presisentit apo presidentes së RK-ës.

-Gjithashtu për deputetë (parlamentarë) me mandat të fituar në PRK-ës është obligim kushtetues të votoi për apo kundër të nominuarit për president apo presidente i,e RK-ës.

-Kush merret me parlamentarë të RK-ës që nuk përmbushin obligimet kushtetuese në PRK-ës, d.m.th nuk bëjnë kuorumin në PRK-ës.

-Për mospërmbushjen e obligimeve kushtetuese, mendoj unë, duhet të merret Gjykata Kushtetuese e Kosëvës nëse ajo është kredibile, e nëse është vetëm si emër me këtë çështje të obligimeve kushtetuese nuk merret askush.