Showbiz

Kush është transferi i ri i Interit, Achraf Hakimi?

Inter ka transferuar mbrojtësin e 11-të më të s

Inter ka transferuar mbrojtësin e 11-të më të shtrenjtë në botë aktualisht, sipas matjeve të Transfermarkt, faqe e cila bën matjen e çmimit të futbollistëve dhe statistikat e tyre.

54 milionë euro është vlera reale e Achraf Hakimi për momentin, ndërsa Inter e bleu atë për 40 milionë.

Pozita natyrale e 21 vjeçarit është mbrojtës i djathtë, por mund të luaj edhe mesfushorë i djathtë si dhe mbrojtës i majtë.

Sa i përket statistikave sivjet, ai është mbrojtësi i krahut më i miri në botë, ku gjatë një sezoni me Borussia Dortmund pati 45 ndeshje në gjitha garat, shënoi nëntë gola dhe bëri dhjetë asistime.

Marokeni është futbollist i akademisë së Real Madrid, ku ka kaluar në të gjitha grupmoshat, më pas edhe për ekipin e parë të mbretërve, u huazua në Borussia Dortmund për dy sezone, dhe tani është lojtar i ekipit italian Inter.

Luan për kombëtaren e Marokut.

Hakimi është fitues i Ligës së Kampionëve me Real Madrid dhe Kupës së Botës për Klube nga FIFA.

Me Dortmundin e ka fituar Superkupën e Gjermanisë.

Insajderi.com