Lajme

Kush është Arjan Shanaj, i cilësuar si ‘bosi’ i kokainës në Ballkan

Arjan Shanaj cilësohet si “bos” i madh kok

Arjan Shanaj cilësohet si “bos” i madh kokaine në Shqipëri dhe Greqi. Ai dyshohet se drejtonte një grup që sillte kokainën nga Amerika latine në Shqipëri dhe Greqi. Për këtë arsyje policia i ka sekuestruar një pasuri me vlerë rreth 12 milionë euro në Fier.

Në qershor të 2017-së Arjan Shanaj u arrestua bashkë me një grek pasi u kapën me 20 kg kokainë. Mediat greke në atë kohë shkruajtën se Shanaj cilësohej si “truri” i trafikut të kokainës në Ballkan dhe në operacionin për arrestimin e tij u përfshij edhe DEA Amerikane.  Kokaina vinte nga Kolumbia nga organizata “Cali”, e paketuar me logo të PlayBoy dhe ishte cilësi e pastër.

Në Shqipëri Arjan Shanaj kishte krijuar biznese në fushën e transportit dhe gazit natyror, një pjesë e të cilave i përdorte edhe për trafikun e kokainës.

Dyshohet se Shanaj ka sjellë sasi të mëdha kokaine nga Amerika latine, fillimisht në Shqipëri dhe më pas i transportonte drejt Greqisë.

Arjan Shanaj merrej me importimin, magazinimin, përzierjen, falsifikimin, ricertifikimin, trafikimin, transportimin dhe shpërndarjen e kokainës nga vende të Amerikës Latine. Aktiviteti kriminal i ushtruar nga ky shtetas në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike bëhej edhe nga Turqia në Shqipëri”, – tha policia.

Edhe në Fier Arjan Shanaj njihej si një njeri me pushtet dhe lidhje të forta politike. Asnjëherë në Shqipëri ai nuk ishte arrestuar për shkak të këtyre lidhjeve dhe u desh ndërhyrja e Policisë Greke dhe DEA-s Amerikane, që solli zbulimin e një grupi të fuqishëm që sillte kokainën nga Amerika Latine.

Pasuritë e sekuestruara

  • 3 shoqëri dhe konkretisht shoqëri ndërtimi e tregtimi gazi në Fier, Durrës, Tiranë, Korçë etj.
  • 1 hotel trekatësh në Fier dhe një njësi shërbimi bashkëngjitur;
  • 2 vila trekatëshe;
  • 5 njësi shërbimi me sipërfaqe 7 982 m2;
  • 3 apartamente banimi;
  • 4 garazhe me sipërfaqe prej 1 092 m2, në Fier, Tiranë, Durrës;
  • 8 793 m2 tokë, në Tiranë, Durrës, Fier;
  • 20 000 euro në llogaritë bankare;
  • Një automjet me vlerë 40 000 euro;

Lexo edhe:

“Furtuna”/ Sekuestrohet pasuria 12 milionë euro e Arjan Shanajt


Etiketa: , ,