Lajme

Kusari-Lila për vjedhjen e 2.1 milionë eurove: Është e kordinuar me krerët e qeverisë

Deputeja e grupit parlamentar të Lëvizjes së Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila e cila është pjesë e komisionit parlamentar ku jep llogari edhe ministrja e financave, nën të cilën bie edhe Thesari i Shtetit ku ndodhi skandali me vjedhjen e mbi 2 milionë eurove, ka thënë se kjo vjedhje është e kordinuar.

“Janë disa mënyra të tjera që asiciojnë këtë vjedhje transferi që është bërë ka shku në llogari të prindrit të këshilltares të zëvëndës ministres është lidhja direkte me krerët e Qeverisë, së dyti personi që i ka pranu mjetet prej 2.1 milionë eurove ka hy disa ditë më vonë  në mënyrë të papenguar nga askush në pikën kufitare dhe ka shku vetë është paraqit në Polici, nuk ka pas as fletëarrest nuk ka pas as kërkesë për ndalesë. Në vend që të bllokohen mjetet kanë bë thirrje që të vullnetshme pëe tu kthyer të githa këto tregojnë mangësitë e sistemit, plogështinë e kësaj qeverie, nëse nuk mund të parandalosh atëherë bëhesh pjesëmarrës”, ka thënë Kusari-Lila.

Reklamo bizensin tuaj ketu