Kosovë

Kurti tregon se çka foli në takimin me Lajçak

Kryetari i VV’së, Albin Kurti, ka shpalosur disa detaje rreth takimit të tij me të Dërguarin Special të BE’së për Dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajcak.

Kurti ka thënë se ka kërkuar një bashkëpunim të SHBA’së dhe BE’së për këtë dialog teksa ka thënë se dialogu duhet të jetë i përgatitur mirë dhe me principe. Ai ka shtuar se dialogu duhet të jetë “transatlantik”.

Mbrëmë mirëprita Mirosllav Lajcakun, të Dërguarin Special të BE’së për Dialogun Kosovë-Serbi, në zyret e VV’së”, shkroi ai.

“Ai i përcolli urimet e tij më të mira qeverisë në ardhje dhe unë e informova atë për përparësitë tona kryesore që janë vendet e punës dhe drejtësia”, shtoi ai.

Sa i përket dialogut, Kurti bëri të ditur se ai është shumë i rëndësishëm.

“Ne të dy ranë dakord që dialogu është i rëndësishëm dhe duhet të jetë i përgatitur mirë dhe parimor. Duhet të jetë transformues dhe transparent, në mënyrë që qytetarët të jenë përfituesit, dhe duhet të jetë transatlantik – i koordinuar mirë ndërmjet SHBA’së dhe BE’së”

Ndryshe, lideri i VV’së ka bërë të ditur kohë më parë se dialogu nuk do të jetë prioritet i tij dhe se e konsideron si prioritetin e gjashtë, por që më vonë ndërroi qasje dhe e vendosi si prioritetin e katërt.