Lajme

Kurti: Sigurimi i vaksinave, hapja e vendeve të punës dhe drejtësia janë prioritetet tona

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se ka zhvilluar bisedë telefonike me presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel, me të cilin ka folur për tri prioritet kyçe të qeverisjes së tij.

Në një postim në Tëitter, Kurti është shprehur se sigurimi i vaksinave, hapja e vendeve të punës si dhe drejtësia janë tri prioritet e para të kësaj qeverie, njofton Insajderi.

Gjatë bisedës Kurti ka përmendur edhe dialogun me Serbinë, për të cilin ka thënë se do të angazhohen.

“Përpara vizitës sime në Bruksel, unë kisha një bisedë telefonike me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel. Unë e falënderova atë për përgëzimet e tij për fitoren tonë dhe përsërita që sigurimi i vaksinave, krijimi i vendeve të punës dhe drejtësia janë tre prioritetet e para të qeverisë. Unë gjithashtu e sigurova atë për angazhimin tonë në dialog”, ka shkruar shefi i ekzekutivit./Insajderi.com