Lajme

Kurti shkon në Podujevë, ia uron Bulliqit postin e kryetarit

Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti ka vizituar kryetarin e komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi.

Përmes një postimi në Facebook Kurti ka shkruar se Bulliqi dhe drejtorët kanë shumë sfida por që do t’ua dëshmojnë qytetarëve se ndryshimi ka qenë i domosdoshëm.

“Në zyren e tij urova kryetarin e ri të komunës, z. Shpejtim Bulliqi, e më pas edhe drejtorët në Podujevë për detyrën e re. Kanë shumë sfida, por edhe shumë vullnet e plane t’ua dëshmojnë qytetarëve të Llapit se ndryshimi i madh ka qenë i domosdoshëm e i dobishëm. Ua shpreha gatishmërinë e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për ndihmë e përkrahje në Besianë në secilën fushë e për çdo çështje që ata e konsiderojnë të nevojshme”, ka shkruar Kurti.