Lajme

Kurti përkrahë Abazin për zgjedhjet në Shqipëri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkrah

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkrahur kandidaturën për deputet të kryetarit të qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi, për zgjedhjet parlamentare, njofton Insajderi.

Në një postim në Facebook, Kurti ka shkruar se Boikeni është kandidat i pavarur dhe mban numrin 13 në fletën e votimit.

Ai po ashtu ka shfrytëzuar rastin ta lavdërojë kandidatin për deputet në Kuvendin e Shqipërisë, për të cilin ka thënë se është njeri me etikë të lartë pune.

“Boikeni është njeri me etikë të lartë pune. I pakorruptueshëm, por edhe i palodhshëm. Ai është e kundërta e populistit, është njeri i fjalëve shumë të matura, sepse vazhdimisht dëshiron ta mbështesë qëndrimin me argumente të forta logjike.

Boikeni përfaqëson vlerat e një socialdemokracie të re për Shqipërinë – larg pazareve me monopolistët, kundër pabarazisë neoliberale, dhe solidar me qytetarët, aktivistët, punonjësit, të papunët e studentët”, ka shkruar kryeministri Kurti.

Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri do të mbahen më 25 prill 2021./Insajderi.com