Lajme

Kurti: Me ligjin për konfiskime do ta luftojmë kriminalitetin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë s

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se me ligjin për konfiskime të pasurive të pajustifikueshme do ta luftojnë kriminalitetin në vend.

Të martën e 13 prillit, Qeveria e Kosovës miratoi koncept-dokumentin për konfiskimin e pasurive të pajustifikueshme.

Kurti, në një video të publikuar në Facebook, ka thënë se qytetarët janë të ndershëm – por korrupsioni ka qenë i shtrirë tek zyrtarët e lartë shtetëror dhe ka kaluar tek atë me më pak ndikim.

“Vendi ynë është i vogël dhe i varfër por qytetarët tanë janë të ndershëm e të përgjegjshëm dhe duan një shtet të drejtë dhe të barabartë. tha Kurti.

Kreu Ekzekutiv, shtoi se do të mbarojë parulla “Rroga vogël, fitimi i madh”.

Ai në mënyrë juridike sqaroi për formën sesi mund të funksionojë ky ligj. /Insajderi.com