Shqipëri

Kurti komenton vërejtjet e Ramës: Është dashur të pritet Qeveria e denjë e Kosovës

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Abin Kurti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Abin Kurti ka komentuar takimin e liderëve të vendeve ballkanike në Ohër, ku është promovuar më tej ideja për të ashtuquajturin “Mini-Shengeni ballkanik”, raporton Tv SHENJA. Kurti ka deklaruar se ka qenë ai që para disa vitesh e ka promovuar idenë e një aleance ballkanike, por që është në frymën e rilindasve shqiptarë. Është ide që nis me bashkëpunimin, afrimin drejt bashkimit me Shqipërinë.

Kurti ka thënë se shqiptarët duhet të kenë prioritet bashkëpunimin me Maqedoninë e Veriut, Kroacinë, Malin e Zi e Bullgarinë, ndërsa me Serbinë kur të përfundojë aleancën e ngushtë që e ka me Rusinë e Putinit. Kurti vlerëson se një lloj vrapi në rasin e samiteve në Novi Sad dhe Ohër, është gabim në hapa.

“Shqipëria zyrtare u ankua se nuk ka pasur një qeveri të denjë në Kosovë për bashkëpunim çfarë ajo ka dashur dhe që ka qenë e nevojshme. Meqenëse ka pritur shumë vite ka mundur që të presë edhe pak javë që të formohet kjo qeveri dhe të bashkëpunojmë siç duam të gjithë ne. Unë nuk e kuptoj pse kjo nguti e ky nxitim, me Novi Sad, me Ohër e nesër me Durrës, kur jemi në prag të formimit të Qeverisë së Kosovës”, ka deklaruar Kurti. /SHENJA/