Lajme

Kurti emëron Makreshin si zëvendësministër të Financave

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka liruar ng

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka liruar nga detyra e zëvendësministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Qazim Rrahmanin dhe në vendin e tij ka emëruar Resul Makreshin, njofton Insajderi.

Lajmi është bërë i ditur Zyra e Kryeministrit, të cilët kanë bërë të ditur se arsyeja e dorëheqjes së Rrahmanit, është angazhimi në një pozitë tjetër pas konsultimeve me subjektin të cilit i takon.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka liruar nga detyra zëvendësministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Qazim Rahmani.

Në vend të z. Qazim Rahmani, Kryeministri Kurti e ka emëruar z. Resul Makreshi”, thuhet në njoftimin e ZKM-së./Insajderi.com