Lajme

Kurti e Shpejtim Bulliqi të lidhur për lisi – cili është kuptimi i kësaj fotoje?

Një foto ku shihet kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e tashmë kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka habitur të gjithë, shkruan Insajderi.

Dyshja shihet të lidhur për një lisi teksa tentojnë të kapin duart. Fotoja është bërë virale, teksa nuk dihet nëse e njëjta është fotografi reale apo montazh.

Theksojmë se Shpejtim Bulliqi, kandidati i VV-së për Podujevë doli fitues në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale të mbajtura më 29 nëntor, ku fitoi pa balotazh.