Kosovë

Kurti dhe Mehaj takohen me komandantin e KFOR-it

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Ministrisë së Mbrojtjes, Armend Mehaj, janë pritur sot në takim nga komandanti i Forcave paqeruajtëse në Kosovë (KFOR)  Gjeneralmajori Franco Federici, në selinë e KFOR-it në Prishtinë.

Takimi është zhvilluar në formë të drekës së punës me qëllim të njohjes dhe prezentimit me njëri-tjetrin. Në takim u bisedua rreth bashkëpunimit midis Qeverisë së Kosovës dhe KFOR-it, situatën aktuale të sigurisë dhe stabilitetin institucional.