Lajme

Kurti bisedë virtuale me Odën Amerikano-Izraelite për Tregti: Kemi lidhje historike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku m

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me të ngarkuarën me punë në Izrael, Ines Demiri, zhvilluan një bisedë virtuale me përfaqësues të Odës për Tregti, mes Amerikës dhe Izraelit, përcjell Insajderi.

Me këtë rast, Kurti u shpreh i lumtur që arriti të flasë me përfaqësues të kësaj ode, ndërsa shtoi se populli i Kosovës ka një lidhje historike.

Ai tutje tha se shpreson që këtë lidhje ta forcojnë edhe tani, përmes bashkëpunimi ekonomik.

“Kënaqësi të flas sot në ngjarjen e Odës Ekonomike, Amerikë-Izrael, së bashku me të ngarkuarën me Punë të Kosovës @ InesDemiri1. Populli ynë ka një lidhje historike, dhe ne shpresojmë ta forcojmë atë në të tashmen, veçanërisht përmes bashkëpunimit ekonomik”, shkroi Kurti. /Insajderi.com