Showbiz

“Kur fillon të harrosh katundarinë”/ Biznesmeni gay largohet nga Shqipëria

Elton Ilirjani i njohur si biznesmeni gay, muaj

Elton Ilirjani i njohur si biznesmeni gay, muajt e fundit ka tërhequr vëmendjen e të gjithve mediave dhe politikanëve me deklaratat e tij. Gjithnjë aktiv në rrjetet sociale ku në çdo moment poston foto nga jeta e tij dhe bën komente për çështje të caktuara. Para se të largohej nga Shqipëria i ftuar në emisionin e pasdites në ‘Top Channel’, “Ftesë në 5” Ilirjani u shpreh se sulmi ndaj politikanëve dhe debatet për çështje të caktuara të prirjeve seksuale, kanë ardhur pikërisht që të ndërgjegjësojë njerëzit për individët homoseksual. Mësohet se Iliriani është larguar nga Shqipëria duke u vendosur në SHBA,në foton e postuar shfaqet i veshur me xhaket xhins, çizme dhe cantë, krahas fotos shkruan “Kur fillon të harrosh katundarinë shqiptare”. Siç duket kjo ka qënë një tallje për të gjithë ata që e paragjykojnë.