Lajme

Kupa e Gjermanisë/ Muller dhe Gnabry shpëtojnë Bayern nga eliminimi

Kur kronometroheshin 10 minuta nga fundi i taki

Kur kronometroheshin 10 minuta nga fundi i takimit, Bayern Muchen ishte i eliminuar nga Kupa e Gjermanisë përballë Bochum.

Por perla e Gnabry në minutën e 83, dalja me karton të kuq e një lojtari të vendasve dhe goli me finte i Mullerit, bëri të bavarezët të triunfojnë 2:1 në transferë, duke siguruar kështu kualifikimin për në fazën tjetër.

Bochum udhëhoqi sfidën për minuta të tëra, pas autogolit të shënuar nga Davies në të 35-ën.

Pjesa e dytë ishte fatale për skuadrën që militon në Bundesliga 2. Në harkun e gjashtë mintave, Gnabry dhe Muller kaluan në epërsi kampionët në fuqi të kompeticionit, që vijon e qetë rrugen drejt objektivit madhor, tripletës.


Etiketa: , ,