Opinione

Kundër mitit të Xho Bajdenit

Nga Slavoj Žižek

Shprehja “rilindje demokratike” (huazuar nga titulli i një libri të botuar në vitin 2007 nga historiani Garett Eps), përdoret shpesh në historiografinë amerikane për t’iu referuar periudhës pas Luftës Civile, kur të gjithë progresistët bashkuan forcat për të shtuar Amendamentin e 14-të në Kushtetutë.

Ai amendament garantoi shtetësinë e plotë për afro-amerikanët, dhe i ndaloi çdo qeverie t’imohonte të drejtat e barabarta të gjithë qytetarëve para ligjit. Ky tekst ndryshoi gati çdo detaj të jetës publike në Shtetet e Bashkuara, prandaj studiuesit e quajnë atë “Kushtetuta e Dytë”.

Amendamenti i 14-të, nuk nënkuptonte një pajtim midis veriut fitimtar dhe jugut të mundur, por një unitet i ri të imponuar nga fituesi, një hap të madh drejt emancipimit universal.

Në epokën e Donald Trumpit, Shtetet e Bashkuara u gjendën në një gjendje lufte civile politiko-ideologjike, midis së djathtës së re populiste dhe qendrës liberale demokratike, e cila çoi edhe në kërcënime episodike të dhunës fizike.

Tashmë që populizmi autoritar i Trumpit është mposhtur, a ka mundësi për një “rilindje demokratike” të re në Shtetet e Bashkuara? Mjerisht, kjo mundësi minimale është zhdukur nga margjinalizimi i “socialistëve demokratë” (Berni Sanders, Aleksandria Okasio–Kortez, etj.).

Vetëm një aleancë midis liberalëve të majtë dhe socialdemokratëve, mund të kishte kryer procesin e emancipimit demokratik. Me Senatin ende në duart e Republikanëve, dhe Gjykatës së Lartë të udhëhequr nga një shumicë solide konservatore, presidenti i ri Xho Bajden do

të ketë një liri të kufizuar, dhe nuk do të jetë në gjendje të imponojë ndonjë ndryshim real.

Por problemi është se vetë Bajden është një “i moderuar”, që punon në emër të establishmentit politik dhe ekonomik, dhe tmerrohet kur akuzohet për tendenca socialiste.

Okazio–Kortez bëri mirë që e theu armëpushimin gjatë një interviste pas-zgjedhore, duke deklaruar se nëse administrata Bajden nuk u jep disa poste të rëndësishme progresistëve, Partia Demokratike do të fundoset në zgjedhjet e mesit të mandatit të vitit 2022.

Aktualisht SHBA–ja është e ndarë gati përgjysmë, dhe për pasojë fjalët e Bajden për unitet dhe pajtim tingëllojnë të zbrazëta. Robert Reish e tha tamam:”Si mund ta shërojë BajdenAmerikën, nëse Trump nuk dëshiron që Amerika të shërohet?”. Kjo ndarje nuk do të zhduket shumë shpejt.

“Trump nuk ishte një aksident. Amerika që e krijoi është akoma me ne”– shtoi ai. Pas Luftës Civile, ”rilindja e demokracisë” përfundoi me një kompromis me demokratët racistë të jugut, që lejoi dominimin e diskriminimit racist për një shekull të tërë, deri në vitet 1960.

Sot ekziston mundësia që diçka e ngjashme të ndodhë pas 2 viteve të qeverisjes së Bajdenit.

Në çdo rast, rezultati i zgjedhjeve nuk është vetëm një ngërç. Ato prodhuan edhe një fitues të qartë: qytetet e mëdha dhe institucionet e “shtetit të thellë”, nga Google dhe Microsoft, nga FBI dhe Agjencia e Sigurisë Kombëtare.

Nga këndvështrimi i tyre, një presidencë e dobët e Bajdenit, dhe një Senat në duart e republikanëve, është rezultati ideal:pa sjelljet e çuditshme të Trump, tregtia ndërkombëtare dhe bashkëpunimi politik do të rikthehen në normalitet, ndërsa Gjykata e Lartë dhe Senati do të bllokojnë çdo propozim radikal.

Pra paradoksi, është se në Shtetet e Bashkuara fitorja e frontit e progresistëve, ishte në të njëjtën kohë një humbje për ta, një ngërç politik, që mund t’i japë mundësi Trumpit të rimarrëpresidencën në vitin 2024.

Për këtë arsye, ne duhet të pyesim veten se si Trump e joshi gjysmën e popullsisë amerikane. Një nga arsyet me siguri qëndron tek një tipar i përbashkët që ka me Berni Sanders. Përkrahësit e Sanders janë shumë besnikë ndaj senatorit të Vermontit, dhe siç thonë ata vetësapo afrohesh me Bernin, nuk ndahesh më dot prej tij.

Në këtë rast nuk kemi të bëjmë me një lidhje mistike, por me një prirje të menduari se ndryshe nga kandidatët e tjerë demokratë, ai i kupton problemet e tyre, dhe përpiqet që t’i zgjidhë ato. A mundet një votues, i shqetësuar mbi atë që mund të ndodhë me një anëtar tësëmurë të familjes, të thotë seriozisht se Blumberg apo Bajden ia kuptojnë vërtet hallin?

Dhe këtu jemi tek tipari që ndajnë dy burrat. Ndërsa Trump shpreh solidaritetin e tij me njerëzit e zakonshëm, duke u kufizuar tek një vulgaritet i pahijshëm, ai gjithsesi flet për frikën dhe shqetësimet e tyre të përditshme në termat e thjeshtë, duke krijuar përshtypjen

se është vërtet i interesuar për situatën e tyre, dhe se e respekton dinjitetin e tyre.

Një herë kam shkruar që Bajden është një Trump me një fytyrë më humane, më i civilizuar dhe më i sjellshëm. Por e vërtetë është edhe kundërta:Trump është një Bajden me një fytyrë njerëzore, ku “humanizëm” do të thotë një nivel minimal vulgariteti dhe fyerjesh.

E vetmja shpresë e zbehtë, është që të paktën të mbijetojë një efekt pozitiv i paqëllimtë i epokës Trump:tërheqja e pjesshme e SHBA-së nga politika botërore, dhe pranimi se ajo ështëvetëm një pjesë e një multilateralizmi të ri. Vetëm në këtë mënyrë, do të jemi në gjendje të shmangim situatën poshtëruese të rinumërimit të votave në Shtetet e Bashkuara, sikur fati i planetit të varej nga disa mijëra amerikanë. / “Internazionale” – Bota.al