Sport

Kumbulla po e shijon kalimin në Romë, lavdëron Dzekon

Marash Kumbulla ka thënë se kompania që ka blerë Romën, Friedkins kanë “bërë një punë të mirë” dhe beson që kapiteni i tyre Edin Dzeko do ja del mirë të dielën kundër Beneventos

Giallorossi kanë katër pikë nga tri ndeshje, por humbja në tavolinë 3-0 kundër Veronës ia ka vështirësuar fillimin e sezonit paksa.

Kumbulla u transferua nga Hellas Verona gjatë verës dhe shpejt është adaptuar me rrethin e tij të ri dhe ka thënë se ka gjetur një ekip të bashkuar dhe atmosferë të mirë në klub.

“Sigurisht me pëlqen klubi i ri, ne jemi të bashkuar”, tha Kumbulla për Sky Sport Italia. “Është mirë të kesh humor në skuadrën e re, por ka edhe momente serioziteti. Kjo më bën shumë përshtypje”, ka thënë ai.

Mbrojtësi ka folur edhe për pronarët e rinj nga Friedkin Group që ishin prezent edhe në Trigoria.

“Ata gjithmonë janë këtu, na përcjellin pothuajse çdo ditë”, shtoi mbrojtësi. “Ata me kanë lënë përshtypje shumë të mira”.

Chris Smalling u rikthye të Roma, por një lëndim bën që ai mos të luajë kundër Beneventos të dielën dhe Kumbulla pritet që të luajë edhe ndeshjen e tij të tretë me Romën.

Ai thotë se po vazhdon që të mësojë shumë duke luajtur me sulmuesit e Romës në stërvitje dhe ka lavdëruar shumë boshnjakun Edin Dzeko, për të cilin u tha se do të transferohet në Juventus muajin e kaluar.

“Dzeko është shumë i vështirë për ta ruajtur në stërvitje, por ai me ndihmon shumë që të përmirësohem”, tha Kumbulla. “Duke pasur lojtarë si ai dhe të tjerë në stërvitje atëherë sigurisht që të ndihmon që të përmirësohesh”.

“Mendoj që ai është shumë i mirë, ai stërvitet shumë dhe është një shembull për të gjithë ne. Ai është kapiteni i jonë, e shoh në formë dhe jam i mirë që do ia del për të luajtur të dielën apo në ndeshjet tjera të radhës”, ka thënë ai.