Sport

Kuka mposhtet në gjysmëfinale, por do të luftojë për medaljen e bronztë

Loriana Kuka është përballur me holandezen Guusje Steenhuis.

Kuka dhe Steenhuis u përballën në kuadër të gjysmëfinales së Kampionatit Evropian të xhudos në Lisbonë.

Loriana kishte mposhtur ukrainasen Anastasia Turchyn në raundin e dytë dhe në çerekfinale triumfoi ndaj holandezes Bernardette Graf.

Kuka pati një duel të vështirë ndaj holandezes. Pastaj me një lëvizje të mirë, holandezja mori dy penalti.

Por, në fund të kohës së rregullt, holandezja e kapi në një pozicion të vështirë krahun e Kukës, gjë e cila e bëri ta dorëzoi ndeshjen.

Tani Kuka do të përballet me francezen Posvite Fanny Estelle për medaljen e bronztë.