Sport

Kuka: Distria dhe Loriana sportistet e vetme që fituan medalje për Kosovën

Trajneri i xhudos Driton Kuka, ka thënë se Distria Krasniqi dhe Loriana Kuka, janë sportistet e vetme që kanë fituar medalje këtë vit për Kosovën.

Kuka tha se sportistet janë në pritje të shërblimeve shtetërore që i’u takojnë ligjerisht.

“Distria bashkë me Lorianen janë të vetmet sportiste që sivjet fituan medalje Elitare për Kosovën U kthyen me medalje nga Evropiani në Pragë! Janë në pritje të Shpërblimeve Shtetërore që u takojnë ligjërisht por poashtu së bashku me shumë sportist e trener në pritje që para vitit të ri të ju kryhen obligimet e Kategorizimit sipas rezultateve të arritura gjatë vitit 2019!”.