Lajme

Kujdes, pamje të rënda: Tragjedia në Francë, dalin fotografitë e viktimave dhe dorasit

Një nga tre viktimat e sulmit të djeshëm terrorist në një kishë katolike në Nisë të Francës, ishte një nënë braziliane fjalët e saj të fundit ishin: ‘Tregojuni fëmijëve të mi se i dua.’

Simone Barreto Silva, 44 vjeçe, jetonte në Francë prej 30 vitesh dhe kishte tre fëmijë, konfirmoi mbrëmë Konsullata Braziliane në Paris.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Nëna u godit me thikë nga migranti tunizian Brahim Aoussaoui, i cili gjithashtu vrau edhe 54-vjeçarin Vincent Loques, ndërsa përgatitej për meshën.

Viktima e tretë, sipas autoriteteve franceze ishte një grua e moshuar, të cilës iu pre koka pranë ujit të shenjtë të kishës.

Në foto: Viktimat Simone Barreto Silva, Vincent Loques dhe autori i plagosur.