Showbiz

KUJDES: Dita me më së shumti viktima me coronavirus në Kosovë

Klinika Infektive sot ka raportuar se gjashtë p

Klinika Infektive sot ka raportuar se gjashtë persona të infektuar me coronavirus kanë ndrruar jetë.

Prej fillimit të pandemisë kjo është dita më e rëndë që ka përjetuar Kosova sa i përket numrit të madh të vdekjeve brenda 24 orëve.

Numri i madh i të infektuarëve në tri javët e fundit ka bërë që të ketë gjendje konstante sa i përket numrit të madh të të prekurëve me COVD-19 – kështu dhe vdekjet janë më të shpeshta.

Gjashtë vdekje brenda ditës kanë alarmuar institucionet e shëndetësisë të cilët po kërkojnë maksimalitet të kujdesit.

Maskat dhe distanca sociale janë e gjitha që kërkohet në mënyrë që virusi të mos përhapet edhe më shumë. /Insajderi.com/