Maqedoni

KSI-ja propozon lehtësimin e masave kufizuese

Qytetarët pa masa kufizuese do t’i kremtojnë Ra

Qytetarët pa masa kufizuese do t’i kremtojnë Ramazan Bajramin dhe Pashkët. Nuk do të ketë orë policore vetëm në ditët kur festohen këto festa. Këto janë një pjesë e masave të propozuara nga Komisioni për Sëmundje Infektive për Qeverinë, e cila në seancën e nesërme do të shqyrtojë nëse do t’i pranojë të njëjtat. Krahas kësaj, Komisioni propozon që ora policore prej të mërkurën të fillojë nga ora 21:00 deri në 5 të mëngjesit dhe që gastronomët t’i hapin vetëm oborret dhe tarracat e kafeneve dhe restoranteve.

– Advertisements –

Ora policore duhet të shkurtohet dhe të fillojë në orën 21 të mbrëmjes, dhe gjatë festave të ardhshme, Pashkët do të thotë e shtunë deri të dielën dhe 12 deri në 13 kur festohet Ramazan Bajrami, në mënyrë që të mos ketë orë policore gjegjësisht qytetarët të mund të lëvizin lirshëm, dhe në ato ditë funksionimi i ambienteve  gastronomike duhet të jetë i njëjtë me atë që do të jetë deri,  deri në orën 20:00 gjegjësisht 20:30- deklaroi Venko Filipçe- ministër i shëndetësisë

Edhe pse propozimi është që kafenetë dhe restorantet të hapen, gastronomët kanë vazhduar me protestat. Para Qeverisë, theksuan edhe një herë se vetëm me ndihmë reale dhe të vazhdueshme mund të shpëtohet sektori hotelierik dhe i turizmit.

Mbështetja që është dhënë deri më tani nuk është e mjaftueshme duke pasur parasysh kufizimet në ekonomi dhe ndalimet e detyruar të punës. Prandaj, në mes të pandemisë, të gjithë ata që kanë nevojë, duhet të ndihmohen. Për shkak të pamundësisë për të punuar, likuiditetit të shkatërruar dhe detyrimeve të mbetura të pagesës, mbijetesa e tyre është në pikëpyetje- tha Martin Angellovski- Oda turistike- gastronomike

Dhoma e pavarur e gastronomëve paraqiti sot iniciativë në Bankën Popullore duke kërkuar bankat afariste t’i shlyejnë pjesërisht detyrimet e tyre të kredive për ta kthyer stabilitetin financiar.

Oda e pavarur e gastronomëve

“Presim që t’u rekomandoni të gjitha bankave sa më shpejt të jetë e mundur, që pjesërisht t’i shlyejnë detyrimet, t’i ulin normat e interesit të kredive për industrinë e gastronomisë dhe të riprogramohen të gjitha detyrimet e arritura për shlyerje, të cilat do t’ju lejojnë gastronomëve që po zhyten në borxhe, të jenë në gjendje t’i kthejnë financat e tyre në kondicionin e duhur”

Nëse masat e propozuara nga Komisioni kalojnë në Qeveri, të njëjtat do të vlejnë deri më 15 maj. Rekomandimet e Komisionit për lehtësimin e masave kufizuese janë për shkak të zvogëlimit të numrit të të infektuarve të ri dhe të shtruarve në spital në periudhën e kaluar.

Andrea Cobanova