24 orë+ Lajme

Kryetari Xhafer Tahiri prezanton planin e rimëkëmbjes ekonomike të Vushtrrisë për 4 vitet e ardhshme (VIDEO)

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri nuk ka qëndruar duarkryq në këtë periudhë të rëndë pandemie që ka goditur vendin. Ai për vushtrriasit ka prezantuar planin e Rimëkëmbjes ekonomike të Vushtrrisë, të cilin e ka mbështetur në 3 masa – propozime themelore që, sipas tij, duhet të aprovohen në Kuvend të Komunës dhe nga Qeveria e Kosovës.

“- Moratorium 4 vjeqar për asfalt, ndryshim I qasjes nga asfalti në zhvillim e punesim

– 25 % ulje të tatimit në pronë në 4 vitet e ardhshme për qytetarët dhe bizneset e Vushtrrisë, 0 tolerancë për mos paguesit e tatimit dhe taksave komunale

– Master Plan 5 vjeqar për projekte vitale

  1. Moratoruim 4 vjeqar për asfalt.

Nga asfalti mjetet financiare transferohen në:

Punësimi i 400 të rinjëve çdo vit dhe

Krijimi i një fondi prej 6 milion Euro përmes mbulimit të normës së Interesit në kredi (30 milion euro Brenda 4 viteve të ardhshme).