Kosovë

Kryetari i Podujevës thotë se Maqestena është vizituar nga vëllai tij në burg, pret që të lirohet shpejt

Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka treguar se ka biseduar me familjarët e njërit prej të ndaluarve nga Serbia pasi kishin kaluar kufirin gabimisht.

“Sot zhvillova një bisedë telefonike me familjarët e këshilltarit komunal Blerim Maqastena, të cilin policia serbe e arrestoi gjatë fundjavës në brezin kufitar, kurse gjykata serbe i shqiptoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh. Me këtë rast shpreha keqardhjen dhe brengosjen për arrestimin e Blerimit dhe në të njëjtën kohë premtova angazhimin tim te institucionet tona që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për lirimin e tij nga paraburgimi“, ka thënë ai.

“Në të njëjtën shpreha gatishmërinë për përkrahje familjes Maqastena për çfarëdo që kanë nevojë, e që unë në cilësinë e kryetarit të Komunës, mund të ndihmoj.  Blerimi është vizituar në burg nga vëllai i tij dhe më gëzon fakti që ai është me shëndet të mirë dhe nuk është keqtrajtuar fizikisht. Uroj që Blerimi sa më parë t’i kthehet familjes së tij”, shtoi ai.