Kronika e Zezë

Kryetari i Pernikut: Në këtë aks rrugor shpesh ka aksidente

Autobusi është rrokullisur rreth 50 metra n

Autobusi është rrokullisur rreth 50 metra nga gardhi mbrojtës, këtë e tha kryetari i Pernikut, Stanisllav Vladimirov para gazetarëve, në afërsi të vendit të aksidentit në të cilin ndërruan jetë 46 persona, përcjell SHENJA.

Ashtu siç raporton korespodenti i MIA-s nga Sofja, sipas Vladimirov, rruga është e lagësht. Arsyet e aksidentit janë të shumta. Prej mbrëmë ka pasur shi. Nuk mund të thuhet se shkaku i aksidentit është koha e keqe, tha Vladimirov.

Sipas kryetari të Pernikut, në këtë pjesë shumë shpesh ka aksidente. Ky aks rrugor është njëri ndër më të rrezikshmit në Bullgari. /SHENJA/