Lajme

Kryesia e Kuvendit: Më 19 maj seanca e re plenare, diskutohet për sigurinë e vendit

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëven

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila , ka bërë të ditur se seanca e radhës do të mbahet të enjten më 19 maj.

Ajo ka thënë se pas pikave të rendit të ditës, do të vazhdohet me debat parlamentar për siguri.

“U vendos që seanca e re të mbahet me 19 maj në ora 10:00. Pas përmbylljes së pikave të seancës së re do vazhdohet me debatin parlamentar për siguri. Sot, në mbledhje kemi diskutuar për konstituimin dhe fillimin e ekipit për reforma zgjedhore. Janë kërkesa të akumuluara tash ndër vite. Disa herë janë bërë përpjekje për të hyrë në reforma zgjedhore”.

Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të VV-së

“Një fakt i pakontestueshëm është se Kosova ka hy në një stad stabil të zgjedhjeve. Është mundësia për lehtësimin në votim të shtetaseve tan që janë jashtë vendit”, u shpreh ajo.

Ndërsa, shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri kanë kërkuar shqyrtimin më të shpejtë të Projektligjit për Trustin.

Sipas tyre, një gjë e tillë është nevojë emergjente për qytetarët./Insajderi.com