Lajme

Kryeprokurori/ KLP miraton metodologjinë për renditjen e kandidatëve

Kryeprokurori i i do të zgjidhet brenda 30 dit

Kryeprokurori i i do të zgjidhet brenda 30 ditëve. Ky është afati përfundimtar që ka dhënë sot kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi në përfundim të mbledhjes.

Cfarë ndodhi në mbledhje

Sot u miratua metedologjia për vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm. Anetaret e KLP-së, Esmeralda Keshi dhe Tartar Bazaj kanë kërkuar të dorëhiqen nga votimi për shkak të konfliktit të interesit, por kreu i KLP-së, Ibrahimi tha se pasi u shqyrtuan kërkesat e tyre, dolëm në konkluzionin se Keshi dhe Bazaj nuk janë në konflikt interesi. Pra të gjithë anëtarët e KLP-së votuan pro metodologjisë, por ajo nuk është bërë ende publike për mediat.

Pse është e rëndësishme metodologjia e pikëzimit.

Pasnesër në KLP merren në intervistë kandidatët për Kryeprokuror që janë Arta Marku, Olsjan Çela dhe Fatjona Memçja. Më pas KLP bën renditjen e tyre sipas pikëve dhe i dërgon emrat në parlament.

Në rast se parlamamenti nuk do të arrijë të votojë me konsensus një nga kandidatët do të emërohet automatikisht kandidati që KLP-ja ka renditur të parin në listë.

“Në legjislacionin e ri ka një mekanizëm zhbllokues dhe në rast se nuk arrihet të sigurohet numri i nevojshëm që është 84 për emërimin e prokurorit të përgjithshëm, parlamenti mund të emërojë të tretin në listë, ose të dytin, natyrisht dhe të parin. Shpresoj se do votojë të parin. Por në rast se Kuvendi nuk arrijnë të mobilizohet dhe të sigurojë këtë numër votash atëherë, renditja jonë prevalon dhe prokuror do të jetë ai që ne rendisim të parin. Kështu që në rastin më të keq, 30 ditë nga e pasnesërmja Shqipëria do të ketë prokurorin e ri”, deklaroi kreu i KLP, Gent Ibrahimi.