Lajme

Kryeministri kanadez: Do ta luftojmë antisemitizmin

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, ka thë

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, ka thënë se Qeveria që ai drejton do ta luftojë antisemitizmin.

Kjo pasi siç Justin Trudeau, gjatë muajve të fundit janë rritur sulmet dhe gjuha e urrejtjes kundër komunitetit hebrenj.

“Në duhet ta dimë se antisemitizmi nuk është problem vetëm për komunitetin hebre, dhe nuk mund të zgjidhet vetëm pasi është një sfidë për të gjithë ne”, ka thënë kryeministri kanadez në Facebook.

Trudeau shtoi se do të mundohen të mbrojnë çdo komunitet që diskriminohet për të ndërtuar një vend më të mirë për të gjithë.

Muajve të fundit në Kanada janë raportuar disa sulme, pos ndaj komunitetit hebre ka pasur edhe akte dhune ndaj myslimanëve.

Një familje myslimane ishte vrarë dhe për këtë Trudeau kishte kritikuar gjuhën islamofobe. /Insajderi.com