Lajme

Kryeministri i Tajlandës i shkruan Kurtin: Besoj që marrëdhëniet tona do të forcohen më shumë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër-urim nga homologu i Mbretërisë së Tajlandës, Prayut Prayut Chan-ocha, gjeneral në pension, i cili e ka uruar për formimin e qeverisë dhe detyrën e re si kryeministër i vendit, përcjell Insajderi.

Në letër, Prayut Chan-ocha është shprehur se beson që “marrëdhëniet e përzemërta ndërmjet Tajlandës dhe Kosovës, të rrënjosura fort në miqësinë dhe bashkëpunimin e ndërsjellë, do të forcohen edhe më shumë për përfitime të përbashkëta të dy shteteve tona dhe popujve tanë”.

Kështu është bërë e ditur nga Zyra e Kryeministrit.

Po ashtu, në letrën adresuar kryeministrit Kurti, homologu tajlandez i ka uruar suksese në përmbushjen e detyrës që i është besuar./Insajderi.com