Lajme

Kryeministri i Irlandës: Shumë azilkërkues shqiptarë, kalojnë sirianët

Pas Francës, është radha e Irlandës së Ver

Pas Francës, është radha e Irlandës së Veriut të ankohet për azilkërkuesit shqiptarë.

Shtetasit e Shqipërisë dhe Gjeorgjisë kanë tejkaluar sirianët sa i përket kërkesave të azilit në Irlandë. Sipas statistikave, dy nga pesë azilkërkues janë shqiptarë.

Kryeministri Leo Varadkar ka deklaruar se shumica e azilkërkuesve mbërrijnë në Irlandë me dokumenta false, por vendi nuk rrezikon ende që “të përmbytet nga kërkesat për azil”.

“Qeveria po shton kontrollet në aeroporte për t’i ndaluar që të vijnë këtu dhe i kemi kërkuar linjave ajrore që t’i kthejnë pas”, është shprehur kryeministri irlandez.

460 shqiptarë kërkuan azil gjatë vitit 2018 në Irlandë, duke përbërë 13% të të gjitha aplikimeve.

Shqiptarët ndiqen nga gjeorgjianët me 12% dhe sirianët me 9%.


Etiketa: , , , , , , ,