Shqipëri

Kryemadhi-Ramës: Nuk përballohet Covid-19 me propagandë

Sipas kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi, qeveria nuk po përballon siç duhet situatën e koronavirusit në shkolla.

Në postimin e saj në Facebook, Kryemadhi thekson se përballimi i Covid në ambientet shkollore kërkon masa konkrete e jo propagandë nga ana e qeverisë, duke i bërë thirrje kryeministit Rama dhe qeverisë, të mos kursejnë për shëndetin e nxënësve në shkolla, kur nuk kursehen për miliardat në koncesione.

Postimi i plotë i Monika Kryemadhit:

Përballimi i COVID në shkolla kërkon masa konkrete dhe jo propagandë.

Testimi dhe masat mbrojtëse për nxënësit dhe shkollat janë detyrim i qeverisë.

Kryeministër dhe qeveri mjaft kursyet për shëndetin e nxënësve në shkolla, kur nuk kurseni miliarda për koncesione.