Lajme

Kryemadhi pas takimeve në SHBA: Mbështetje e madhe për Shqipërinë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është t

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është takuar në Kongresin e SHBA me Kongresmenët Joe Willson dhe Jim Costa.

Lajmin e ka bërë të ditur Kryemadhi në një postim në Facebook, ku njofton se Joe Wilson përfaqësues i South Carolinës ishte shumë i interesuar dhe tepër i vëmendshëm për zhvillimet në Shqipëri.

“Gjatë diskutimit mjaft impresionues me të, ai shprehu gadishmërinë për të nxitur dhe intensifikuar dukshëm rritjen e vëmendjes së Kongresit të SHBA drejt Shqipërisë, rritjen e intensifikimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik me Shqipërinë dhe rolin e veçantë që vendi i saj ka si mbështetësja më e spikatur e politikave të SHBA për rajonin tonë. Fryma e të gjithë takimeve mbresëlënëse në Kongres dhe Senat ishte rikonfigurimi i një mbështetje sa më të madhe për Shqipërinë përmes një prezence sa më aktive të SHBA”, shkruan Kryemadhi.


Etiketa: ,