Lajme

Kryediplomati gjerman arrin në Kosovë

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, ka

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, ka arritur në Prishtinë këtë pasdite, njofton Insajderi.

Maas është pritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, nga homologia e tij Donika Gërvalla.

Kryediplomati gjerman në këtë vizitë pritet të takojë kryeministrin Albin Kurtid he presidenten Vjosa Osmani, me të cilën do të mbajnë edhe një konferencë për shtyp.

Pas vizitës së sotme në Kosovë, Maas nesër udhëton për në Beograd për t’u takuar me krerët e institucioneve atje.

Pak para nisjes së tij për në Prishtinë, Maas deklaroi se formimi i Qeverisë së re në Kosovë dhe hapja e zyrës së re të Gjermanisë në Beograd janë një moment I mirë për Gjermaninë që të ndihmojë në mbështetjen e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve të këtyre dy vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Marrëdhënia ende e pazgjidhur midis Serbisë dhe Kosovës po ngadalëson zhvillimin e të dy vendeve dhe të gjithë rajonit dhe me të edhe afrimin e mëtejshëm me Bashkimin Evropian. Prandaj dua gjithashtu të eksploroj në vend se si mund të mbështesim dialogun e normalizimit midis dy vendeve, të cilin BE-ja e ndërmjetëson. Ardhja e qeverisë së re në Prishtinë është një moment i mirë për këtë. Në të njëjtën kohë, me hapjen e Ambasadës sonë të re në Beograd, ne jemi duke bërë investime të dukshme në marrëdhëniet tona me Serbinë. Kjo gjithashtu nënvizon angazhimin tonë: E ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor qëndron në BE!”, ka thënë ai. /Insajderi.com