Lajme

Kroacia raporton 39 viktima nga Coronavirusi në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në Kroaci janë regjist

Gjatë 24 orëve të fundit në Kroaci janë regjistruar 39 viktima dhe 1.254 raste të tjera të Coronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Insajderi.

Numri i rasteve aktive me COVID-19 ka arritur në 15.280, raporton Anadolu Agency (AA).

Selia e Mbrojtjes Civile e Kroacisë njoftoi se midis tyre, 2.288 pacientë janë në spital, ndërsa 240 në respiratorë.

“Që nga 25 shkurti 2020, kur u regjistrua rasti i parë i infeksionit në Kroaci, janë regjistruar gjithsej 322.626 raste me COVID-19, nga të cilët 6.854 kanë humbur jetën. Gjithsej 300.492 persona janë shëruar, nga të cilët 2.282 në 24 orët e fundit”, tha Mbrojtja Civile.

Aktualisht, në vetizolim janë 33.759 persona.

Deri më tani gjithsej 1.759.208 persona janë testuar për COVID-19, përfshirë 7.007 në 24 orët e fundit.

Në Kroaci deri më tani janë vaksinuar mbi 620 mijë persona, përfshirë rreth 165 mijë që kanë pranuar dozën e dytë. /Insajderi.com