Lajme

Kroacia fillon vaksinimin masiv në Zagreb kundër pandemisë së Coronavirusit

Me rastin e Ditës Botërore të Shëndetësisë, faz

Me rastin e Ditës Botërore të Shëndetësisë, faza e tretë e vaksinimit të qytetarëve me vaksinën kundër COVID-19 filloi në Panairin e Zagrebit, transmeton Insajderi.

Pas fillimit testues të vaksinimit të qytetarëve dje, gjatë së cilës duhej të vaksinoheshin 500 qytetarë, sot në pavijonin e 6-të të Panairit të Zagrebit filloi vaksinim masiv i banorëve të kryeqytetit kroat, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke pasur parasysh përgjigjen e dobët të qytetarëve ndaj vaksinimit testues dje, u vaksinuan 60 nga 500 të ftuar. Instituti i Shëndetit Publik (NZJZ) Dr. Andrija Shtampar bëri në total 5.000 telefonata dhe pritet që rreth 1.500 qytetarë të përgjigjen.

Ftesa dërguar qytetarëve tregon kohën e saktë të pranimit, në mënyrë që të krijohen turma sa më të vogla përpara hyrjes në pavijonin e 6-të. Pas matjes së temperaturës dhe dezinfektimit të duarve në hyrje, qytetarët në sportelet e pritjes dërgohen në ambulancat e improvizuara të rrethuara me perde për të marrë vaksinën.

Përveç Zagrebit, vaksinimi masiv do të nisë në qarqet e tjera kroate, pasi Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se diç më pak se 100 mijë doza do të mbërrijnë në Kroaci këtë javë dhe rreth 490 mijë doza të vaksinës deri në fund të muajit të katërt.

Faza e tretë e vaksinimit nënkupton fillimin e vaksinimit të popullatës së përgjithshme, personave të moshës nën 65 vjeç. /Insajderi.com