Lajme

Kroaci/ Futbollisti vret pulën me shkelm, merr karton të kuq (Video)

Një futbollist kroat u dënua me karton të ku

Një futbollist kroat u dënua me karton të kuq, pasi gjatë ndeshjes goditi me shkelm një pulë e cila ishte futur në fushë. Nga goditja e fortë pula ngordhi.

Ivan Gazdek, 23 vjeç, po luante për NK Jelengrad kundër Jasenovac në një ndeshje amatore në Kroacinë të Shtunën, kur ndodhi incidenti.

Video tregon Gazdek duke ndjekur një grup pulash që kishin hyrë në fushë, kur i nevrikosur goditi me sa fuqi kishte njërën prej tyre.


Etiketa: ,